Meta apel BE-së dhe qeverisë për shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa

Nga Exit News
Meta apel BE-së dhe qeverisë për shpalljen park kombëtar të lumit Vjosa

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar shpalljen e Lumit të Vjosës, Park Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale për Ditën Botërore të Mjedisit Meta shkroi se:

“Theksoj me forcë rëndësinë e shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar, në të gjitha degët e lumit, me qëllim mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore të jashtëzakonshme kombëtare dhe europiane”.

Ai shprehu mbështetjen e tij për thirrjen e banorëve të zonës, shkencëtarëve, aktivistëve dhe akademikëve mjedisor për mbrojtjen e luginës nga hidrocentralet dhe kërkimet për naftë.

I inkurajoj të gjitha autoritetet e larta të Bashkimit Europian të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve, duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar”, shkroi Meta.

 

Më shumë për këtë çështje mund të lexoni këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>