Meta fton Kryeministrin të jetë më tolerant ndaj opozitës

Meta fton Kryeministrin të jetë më tolerant ndaj opozitës

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të partisë, e ftoi Kryeminsitrin Rama të jetë më tolerant kundrejt kërkesave të opozitës.

“Sot, më shqiptar është më toleranti, dhe ai që është më tolerant është më i fortë”.

Ai e këshilloi Zotin Rama të ftojë realisht opozitën në dialog dhe jo vetëm formalisht. 

“Nuk duhet të ftojë vetëm formalisht për dialog, por duhet të jetë i përmbajtur në mënyrë që të mos i japë shkak palës tjetër.”

Zoti Meta shprehu keqardhjen e tij sepse asnjë veprim konkret nuk është bërë për daljen nga kriza politike.

“Shpreh keqardhje se asgjë reale nuk ka lëvizur në drejtim të zgjidhjes, përvec afateve. Opozita nuk është regjistruar në zgjedhje dhe çdo ditë që ecim përpara pa dialog na con drejt një konflikti dhe krize efektet e të cilit askush nuk mund ti parashikojë”, — tha ai.

Kryetari i LSI-së u shpreh se “pa ligjin e dekriminalizimit nuk do të kishim reformë në drejtësi. Dhe reforma në drejtësi pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka kuptim”.

Zoti Meta shtoi edhe se integrimi evropian nuk arrihet vetëm me miratimin e një reformë.

Në lidhje me krijimin e qeverisë së besimit ai tha se:

“Unë nuk them që Edi Rama të japë dorëheqjen nga kryeministër. Kur them një qeveri besimi është që këtu nuk ekziston një besim real, i përgjithshëm tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Kryetari i Kuvendit kritikoi përpjekjet e ambasadorëve të huaj për të shtyrë partitë e vogla të opozitës të marrin pjesë në zgjedhje.

“Diplomatët nuk janë ëngjëj. Përpjekjet e tyre janë në kundërshtim me vlerat e BE-së, e cila është për dialog politik dhe jo për zgjedhje farsë,” – tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>