Presidenti Meta, i pyetur mbi ftesën e Ramës mbi një bashkëpunim të mundshëm me PD, tha se koalicionet duhet të deklarohen para zgjedhjeve.
“Ka moral, ka legjitimitet cdo koalicion para se qytetarët të votojnë. Do ta bëj PS-PD, ta shpalli që tani! Do ta bëjë PS-LSI, ta shpallin që tani, do ta bëjnë që të 12 ta bëjnë që tani.”
Në fund Meta shtoi se Bojkeni (duke aluduar për kandidatin e LVV), do t’i mund i vetëm.
Kryeminsitri Rama ftoi kreun e PD, Lulzim Bashën të qeverisnin së bashku, nëse ai ndahet nga ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Ilir Meta, gjatë një interviste për Report TV.
Ftesa u refuzua nga Basha, i cili në një postim në Twitter deklaroi se në asnjë lloj rrethane nuk do të qeverisë me Ramën.