Meta nuk komenton lënien në hije të Luan Ramës në Vlorë

Nga Exit News
Meta nuk komenton lënien në hije të Luan Ramës në Vlorë

Presidenti Meta, në konferenën e të enjtës me gazetarët, u pyet mbi praninë e  tij, si dhe asaj të Petrit Vasilit dhe Edmond Haxhinastos në Vlorë dhe çfarë po ndodh me LSI atje.

Ai tha se nuk ka interes për LSI dhe i ftoj qytetarët e Vlorës të denoncojnë në portalin e Presidencës skenare për ndërhyrje në zgjedhje.

Presidenti Ilir Meta prej disa javesh po bën fushate në Vlorë, ku ka bërë thtirrje vlonjatëve të votojnë për kandiatët e LSI-së pa përmendur emrin e Luan Ramës.

Ky qendrim u përforcua nga një postim dhe një intervistë e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili. Ky i fundit gjithashtu beri thirrje për votimin e kandiadtëve të LSI -së pa përmendur emrin e Luan Ramës.
Këto reagime nga ana e presidnetit dhe LSI-së kanë ngritur dyshime se mes LSI dhe Luan Ramës, drejtuesit politik të Vlorës, ka përplasje.

Më herët, Meta akuzoi Demina Gjiknurin se ka patur skenar për të marr mandatin e 9 me anë të manipulimit të zgjedhjeve, por ai skenar është djegur sipas tij.

Doni provë më të madhe se biseda telefonike e para pak ditëve ku iu kërkua të bëjë një tjetër tërmet?,” iu përgjigj ai pyetjes për prova.

Meta tha se ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren duke monitoruar procesin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>