Presidenti Meta nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerimin e ujrave detare nga 6 në 12 milje.
Pyetur nga gazetarët gjatë një aktiviteti në Drashovicë, Meta tha se ‘sot do të flasë vetëm për Drashovicën dhe lufrat e saj.’
Pas këmbënguljes së gazetarëve, Meta ka thënë se ‘nuk do të donte të merrej më asnjë çështje tjetër përveçse me Drashovicës’.
Meta tha vetëm se ‘shqiptarët duhet të jenë të sigurtë gjithmonë se presidenti do të mbrojë kushtetutën’ dhe se për çështjen e detit do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese’.
Më herët kryeministri Rama dhe zëvendëministri Cakaj kanë deklaruar se se planet e Greqisë për të zgjeruar gjerësinë e ujrave territorial nuk janë shqetësuese dhe se diçka e tillë i takon me ligj.