Meta nuk pranon të komentojë planet e Greqisë për zgjerimin e detit

Nga Exit News
Meta nuk pranon të komentojë planet e Greqisë për zgjerimin e detit

Presidenti Meta nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për zgjerimin e ujrave detare nga 6 në 12 milje.

Pyetur nga gazetarët gjatë një aktiviteti në Drashovicë, Meta tha se ‘sot do të flasë vetëm për Drashovicën dhe lufrat e saj.’

Pas këmbënguljes së gazetarëve, Meta ka thënë se ‘nuk do të donte të merrej më asnjë çështje tjetër përveçse me Drashovicës’.

Meta tha vetëm se ‘shqiptarët duhet të jenë të sigurtë gjithmonë se presidenti do të mbrojë kushtetutën’ dhe se për çështjen e detit do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese’.

Më herët kryeministri Rama dhe zëvendëministri Cakaj kanë deklaruar se  se planet e Greqisë për të zgjeruar gjerësinë e ujrave territorial nuk janë shqetësuese dhe se diçka e tillë i takon me ligj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>