Meta për marrëveshjen e detit: Rama nuk ka autorizim për të dërguar në Hagë këtë çështje

Nga Exit News
Meta për marrëveshjen e detit: Rama nuk ka autorizim për të dërguar në Hagë këtë çështje

Presidenti Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka marrë autorizim nga ai për të negociuar për çështjen e detit dhe as për të shkuar në Gjykatë Ndërkombëtare.

Në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, Meta u shpreh se ka kërkuar nga qeveria transparencë në lidhje me të gjitha hapat për këtë çështje.

Ai garantoi se do të vazhdojë të mbrojë Kushtetutën dhe nuk do të lejojë cenimin e interesave të vendit.

Meta tha se të gjitha institucionet duhet të përmbushin detyrat e përgjegjësitë e vendosura nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e vitit 2010.

Më 5 Janar Rama bëri një bisedë telefonikë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për çështjen e detit.

Në 25 dhjetor, Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.

Kjo i jep të drejtë shtetit grek të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit mes Shqipërisë e Greqisë do të zgjidhej nga drejtësia ndërkombëtare.

Më 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>