Meta për përfundimin e mandatit të Dvoranit: Vendim i vonuar, por pozitiv

Nga Exit News
Meta për përfundimin e mandatit të Dvoranit: Vendim i vonuar, por pozitiv

Presidenti Meta e quajti ‘një vendim të vonuar, por pozitiv’, vendimin e KLGJ-së për largimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh:

“Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i kushtetutës dhe ligjeve.”

Një ditë më parë, KLGJ vendosi shkarkimin e mandatit të Dvoranit në GJL.

KLGJ argumentoi se mandati i Dvoranit ka përfunduar pasi janë emëruar tre anëtarët e rinj të Gjykatës së lartë. Ndaj këtij vendimi votuan 6 anëtarë pro dhe 3 kundër.

Mandati i gjyqtarit Dvorani ka mbaruar në vitin 2014, e ndaj tij ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyron atë të largohet nga detyra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>