Koment: Rasti Dvorani tregon se gjyqësori e ka dorëzuar pavarësinë e tij tek burokratët e pazgjedhur

Nga Vincent Van Gerven Oei
Koment: Rasti Dvorani tregon se gjyqësori e ka dorëzuar pavarësinë e tij tek burokratët e pazgjedhur

Premtimi më i madh i Reformës në Drejtësi, që nisi vitin 2016, ishte gjyqësori i pavarur. Kjo pavarësi do të garantohej nga ngritja e institucioneve të reja, të pavarura, të reformës në drejtësi: Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Të gjitha këto institucione, së bashku, do të zgjedhin përbërjen dhe do të drejtonin gjyqësorin shqiptar.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese do të jetë arbitri suprem me të drejtën për të interpretuar Kushtetutën, përfshi aneksin kushtetues që përcakton kuadrin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Por vendimi i fundit i KLGJ-së për t’ju drejtuar ndërkombëtarëve për një opinion për të cilin duhej të shprehej Gjykata Kushtetuese tregon se në vend të pavarësisë reforma në drejtësi ka krijuar një varësi vdekjeprurësë të gjyqësorit shqiptar tek ndërkombëtarët.

Çështja është e drejtpërdrejtë. Mandati i Ardian Dvoranit, anëtarit të tanishëm të Gjykatës së Lartë dhe kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë (KED) ka përfundoi që në shkurt 2014, por duke shfrytëzuar një boshllëk në legjislacionin e Reformës në Drejtësi, ai ka arritur të qëndrojë në postin e tij deri sot.

Duke qenë një nga dy gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, që i mbijetoi vetingut (në rrethana të diskutueshme), ai u bë i domosdoshëm si për Gjykatën e Lartë ashtu edhe për KED-in dhe e bëri veten “të pazëvendësueshëm”, pavarësisht se ka një vendim të përfundimit të mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016.

Dvorani, i cili ka qënë prokuror në diktaturë dhe si i tillë nuk duhej të kishte qenë kurrë në Gjykatën e Lartë apo KED, e përdori pushtetin e tij për të shpejtuar zbatimin e Reformën në Drejtësi nën presionin e qeverisë socialiste dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo solli propozime kundërprodhuese, siç ishte moskryerja e vetingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Si kryetar i KED-it, ai personalisht filloi një betejë me Presidentin Ilir Meta për procedurën e zgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, duke e përshkallëzuar situatën deri në atë pikë që ajo që duhet të kishte qenë një moment solemn–krijimi i Gjykatës së re Kushtetuese—u shëndërua në një konkurs mashtrimi.

Sipas një opinioni të brendshëm, Komisioni i Venecias mori anën e Presidentit Meta. Opinioni përfundimtar i Komisionit u vonua deri sa BE-ja premtoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Pjesa tjetër e kësaj drame ishte zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, e cila sot ndeshet me barrën paralizuese të 30 mijë çështjeve që presin të gjykohen.

Në Mars, Presidenti Meta emëroi tre gjyqtarët e parë të rinj në Gjykatën e Lartë pas një procedure përzgjedhjeje të udhëhequr nga KLGJ-ja.

Ndërsa afati i Dvorani në Gjykatën e Lartë kishte përfunduar në vitin 2014, ai duhej të ishte zëvendësuar menjëherë, sipas nenit 136 (5) të Kushtetutës që përcakton se “gjyqtari i Gjykatës së Lartë do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.”

Në prill, Presidenti Meta i kërkoi KLGJ-së që t’i jepte fund mandatit të Dvorani, i cili, duke qenë kryetar në detyrë i Gjykatës së Lartë nuk pranoi të deklarojë përfundimin e mandatit të tij.

KLGJ-ja, nga ana tjetër, pretendon se nuk ka fuqi ta bëjë këtë, ndërsa në të njëjtën kohë konfirmon se asnjë nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar së fundmi nuk ka “zëvendësuar” Dvoranin.

Me fjalë të tjera, ne kemi të bëjmë me dy çështje për Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht: 1) cili është përcaktimi i saktë i “pasardhësit” në nenin 136 (5) të Kushtetutës; dhe 2) çfarë duhet të bëhet nëse Gjykata e Lartë refuzon të njoftojë përfundimin e mandatit të një gjyqtari, mandati i të cilit ka përfunduar sipas Kushtetutës?

Sa i përket çështjes së dytë, ekziston një precedent interesant. Në vitin 2017, KLP-ja nuk ishte në gjendje të shpallte përfundimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla sepse ky institucion nuk ekzistonte akoma.

Pavarësisht mungesës së një njoftimi zyrtar për mbarimin e mandatit të tij, Llalla u zëvendësua shpejt nga Arta Marku përmes një procesi plotësisht antikushtetues të gatuar nga EURALIUS dhe OPDAT.

Është interesant fakti që kësaj radhe kryeministri Rama nuk po kërkon me zë të lartë zëvendësimin e Dvoranit ashtu si ai bëri në rastin e Llallës në 2017-ën.

Çështja e parë është pak më e ndërlikuar. Përbërja e Gjykatës së Lartë kishte ndryshuar përpara se të bëhej Reforma në Drejtësi, por ky ndryshim nuk u zbatua kurrë plotësisht për shkak të konflikteve midis presidentit të atëhershëm Bujar Nishani dhe qeverisë Rama.

Si rezultat, Gjykata e Lartë ishte jo e plotë që para se të fillonte vetingu, dhe gati u zbras në përfundim të vetingut.

Kjo vështirëson përcaktimin se kush gjyqtar zëvendëson kë. Kjo paqartësi po lejon tani që Dvorani të qëndrojë në vendin e tij duke pretenduar se asnjë nga tre gjyqtarët e sapoemëruar nuk zëvendëson atë.

I pyetur për mendimin e tij për shkarkimin nga KLGJ, Dvorani u përgjigj  duke vënë në dyshim kushtetueshmërinë e emërimit të tre gjyqtarëve të rinj, duke i siguruar kështu vetes edhe më shumë arsye për të qëndruar në pushtet si një nga magjistratët më me ndikim në Shqipëri.

Në vend që t’ja lërë këtë çështje Gjykatës Kushtetuese, e cila tani ka një kuorum për të pranuar raste të reja, KLGJ-ja ka vendosur të kërkojë një mendim nga “ndërkombëtarët” mbi këtë çështje —  të njëjtët ndërkombëtarë që kanë bashkëpunuar ngushtë me Dvoranin për të përshpejtuar (në mënyrë shkel e shko) zbatimin e Reformës në Drejtësi për gati 5 vjet.

Vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të interpretojë Kushtetutën. As opinionet  e misionit të asistencës së drejtësisë së BE-së, EURALIUS dhe as të misionit OPDAT të Departamentin të Drejtësisë të SHBA-ve nuk kanë ndonjë peshë ligjore në kontekstin e gjyqësorit shqiptar dhe, për më tepër, këto opinione nuk i nënshtrohen as përgjegjësisë dhe pjesë e llogaridhënies publike.

Mbi të gjitha, fshehtësia me të cilën bëhen dhe jepen këto opinione është aq e madhe sa që Komisioni Evropian (dhe si pasojë Delegacioni i BE-së në Tiranë) pretendon se nuk di asgjë për to.

Nëse KLGJ-ja u është drejtuar vërtet ndërkombëtarëve në vend të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, duhet të jetë e qartë për të gjithë se pavarësia e premtuar nga Reforma në Drejtësi ka dalë një gënjeshtër e madhe.

Në vend që të jetë i paanshëm, i pavarur dhe jo i politizuar, sistemi gjyqësor shqiptar është i kapur nga burokratë të pazgjedhur, përtej kontrollit publik, lidhjet e të cilëve me klasën politike dhe oligarkike të Shqipërisë mbeten të papërcaktuara dhe për këtë arsye ato janë të mundshme për t’u prekur format më të mjerueshme të korrupsionit.

5 komente

  1. t 6 Maj, 2020 në 11:21 pm

    Korrupsionin e madh,shperdorimin e parave te shqiptareve nepermjet ppp e koncensioneve,rama e ka menduar qe nuk ndeshkohet vetem duke e kthyer ref.ne drejtesi te varur nga ai e rilindja.Nderkombetaret do vazhdojne ti bien daulleve per “suksesin”e kesaj ref.por kjo ref.tashme nuk i vlen popullit shqiptar,por politikes qe eshte ne fuqi.

  2. Ramforma 7 Maj, 2020 në 9:33 am

    Që Shqipëria të ketë drejtësi realisht të pavarur dhe të paanshme duhet të hedhi në gjyq ndërkombëtar Donald Lu dhe Romana Vlahutin si personat përgjegjës që kanë bërë të mundur dorëzimin dhe asgjësimin e mundësisë për të patur një sistem gjyqësor siç duhet.
    Duke marrë anë, shantazhimi opozitës, duke mbytur çdo zë që kishte kundërshtime, kapjen e drejtësisë nga njerëzit e ramës, miratimi dhe përkrahja ndaj shkeljeve të ligjit dhe Kushtetutës. Mbyllja e syve dhe heshtja ndaj krimit të organizuar dhe elektoral, korrupsionit galopant e shumë të tjerave.
    Dhe shtetet që përfaqësonin këta individe dhe që kanë folur në emër të tyre duhet të paguajnë gjitha dëmet që i janë shkaktuar dhe do i shkaktohen lokalisht, në Strasburg dhe Arbitrazh Shqipërisë nga kjo ramaformë.

    • Ton Xebo 7 Maj, 2020 në 4:36 pm

      ne momentin qe reformen e votoi Frroku Ndoka Prenga dhe Tom Doshi nuk i kerkon me dot llogari LU dhe TestaRossa Vlahutin

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme