Ministri gjerman kritikon Von der Leyen për strategjinë e vaksinimit në BE

Nga Exit News
Ministri gjerman kritikon Von der Leyen për strategjinë e vaksinimit në BE

Ministri i Financave i Gjermanisë ka kritikuar të mërkurën strategjinë e vaksinimit të Komisionit Europian.  Ndërsa partnerët e koalicionit të qendrës së majtë të Angela Merkel kërkojnë të shfrytëzojnë zemërimin mbi këtë çështje përpara zgjedhjeve federale, raporton The Guardian.

Olaf Scholz, i cili është gjithashtu zëvendës kancelar, ka kritikuar presidenten e KE Ursula von der Leyen, gjatë një takimi të hënën, duke thënë se Berlini nuk mund të “linte që kjo të përsëritej” dhe se prishja e vaksinës ishte “një turp ”.

Partia Social Demokrate në Gjermani, kundërshtoi ashpër emërimin e Von der Leyen. Një ish-ministër i mbrojtjes dhe aleat i vjetër i Merkel, si shef komisioni në 2019, e përshkroi Von der Leyen si një “kandidate të papërshtatshme”.

Me zgjedhjet federale të pritura në shtator, Merkel dhe ministri i saj i shëndetësisë i CDU, Jens Spahn, po vihen nën “zjarr” për vendosjen  e ritmit të vaksinave në Gjermani, ku vetëm 3.2% e popullsisë deri më tani kanë marrë të paktën një dozë.

Britania e Madhe ka dhënë të paktën një dozë në 15.7% të banorëve të saj, ndërsa disa anëtarë të BE-së përfshirë Danimarkën (5%), Irlandën (4%), Spanjën (3.8%) dhe Italinë (3.7%) gjithashtu janë më të mirë se Gjermania . Mesatarja e BE-së është 3.16%.

Këtë javë Merkel mbrojti procesin e vaksinimit në BE. “Një virus që na prek të gjithëve nuk mund të mposhtet vetëm nga një vend,” tha ajo.

Gjermania është shprehur e hapur edhe për vaksinën ruse Sputnik V.

Ajo do të vaksinojë 10 milionë njerëz kundër koronavirusit deri në fund të tremujorit të parë, tha pak ditë më parë Merkel.

Berlini dhe Bashkimi Europian kanë qenë nën kritika për vaksinimin. Kritikët kërkojnë të dinë se pse në vende të tjera si Britania, Izraeli apo SHBA po ecin me hapa më të shpejta.

Ndër arsyet e vonesës ishte vendimi i BE-së për të mos miratuar në mënyrë urgjente vaksinës e AstraZeneca. Por Merkel tha se kjo kishte qenë zgjedhja e duhur, duke pasur parasysh nevojën për të ruajtur besimin e publikut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>