Monologu i javës — Propagandë e zakonshme

Monologu i javës — Propagandë e zakonshme

Kryeministri Rama, në monologun e kësaj të diele përsëriti sërish vendimin e tij se zgjedhjet do të zhvillohen më 18 qershor, me ose pa opozitën. Ai vazhdoi retorikën e zakonshme propagandistike ku ai është pro reformës dhe opozita kundra.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama deklaroi:

Frika nga drejtësia që do të rilindë patjetër sapo të nisë spastrimi i prokurorëve e gjykatësve të korruptuar përmes Vettingu-t i dha jetë çadrës ku është ngujuar PD. Frika nga drejtësia po i jep jetë qasjes destruktive të PD-së ndaj procesit demokratik në Shqipëri e ndaj procesit të integrimit të plotë evropian të Shqipërisë;

[PD] Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së, në rajon e Europë, në Perëndim e Lindje se e duan Shqipërinë si çiflig pandëshkushmërie, e duan Republikën me një Kushtetutë si libër pa kuptim. I duan ligjet si letra pa vlerë;

Ata që nuk e duan 18 qershorin dhe që kujtojnë se mund të marrin peng parlamentin, qeverinë dhe Shqipërinë duan të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime e grabitje të së kaluarës së mbushur me pardrejtësi.

Ata e dinë se Shqipëria që duam është një shtet ku drejtësia nuk është pazar politikanësh e gjykatësish që shkëmbejnë favore me njëro-tjetrin që pijnë nga gjaku i popullit;

 18 qershori do sjellë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europën, o me drejtësinë, o me tmerrin nga drejtësia, o me reformat për të bërë shtet, o me pallavrat që çojnë në rrëmujë, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthen në të shkuarën, o me Shqipërinë që duam, o me Shqipërinë që kishim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>