
Moti i keq në Kosovë, i cili ka shkaktuar përmbytje në disa qytete të vendit, do të vijojë edhe për 5 ditët e ardhshme.
Kështu njoftoi të dielën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në njoftim thuhet se reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar në ditët në vijim.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi:
“Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.”
Për të lexuar situatën e përmbytjeve në Kosovë, kliko këtu.