
Musa Ulqini nuk do të kandidojë në listës e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Të martën ai reagoi pas këtij vendimi, duke thënë se “është larguar politikisht por jo shpirtërisht”.
Ulqini u shpreh se “ndihet i nderuar që ka përfaqësuar Dumrenë në parlament”.
Ai falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij politik.
Më herët nga PS janë larguar Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Besnik Baraj e Sadi Vorpsi.
Partia Socialiste publikoi të hënën në mbrëmje listën e plotë për zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryeministri Edi Rama do të garojë i 8 në Vlorë dhe në Durrës.