Osmani takon Sassolin: Drejtësia, e rëndësishme për progresin e vendit

Nga Exit News
Osmani takon Sassolin: Drejtësia, e rëndësishme për progresin e vendit

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani u takua të martën me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Gjatë takimit Osmani u shpreh se rajoni do të ecë përpara kur të ketë drejtësi, pasi drejtësia është parakusht për paqe e pajtim.

Osmani falënderoi Sassolin për rolin e tij në përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në të gjitha përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë.

Gjatë një konference për shtyp nga Brukseli, Osmani tha:

 “Institucionet e Republikës së Kosovës, bashkë me ato të BE-së, duhet të punojnë̈ më shumë që sa më shpejt që është e mundur t’ia ofrojnë perspektivën evropiane popullit të Kosovës, i cili vazhdon të jetë populli më pro-evropian në kontinent, por i izoluar shkaku i mosliberalizimit të vizave.”

Sipas presidentet në detyrë, Kosova i ka plotësuar kriteret, ndaj BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Kosovës duke i liberalizuar vizat.

Ajo ka thënë se duhet të rritet roli i Kuvendit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Të martën Osmani u takua edhe me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Pas takimit më Osmanin,  Várhelyi deklaroi në Tëitter se është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me BE:

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel prej së hënës.

Vizita e Osmanit vjen në një moment të vështirë në Kosovë sa i takon situatës politike.

Osmani ka shpallur datën 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas rrëzimit të qeverisë Hoti.

Qeveria e re pritet të japë dhe impulse të reja sa i takon bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat kanë ngecur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>