PDK ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës nga KQZ

Nga Exit News
PDK ankimon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës nga KQZ

Partia Demokratike e Kosovës do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra deklaroi gjatë seancës plenare se PDK ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për ta çuar çështjen në Kushtetuese dhe ftoi deputetet e tjerë që t’i bashkoheshin kësaj iniciative “për ta ruajtur Kushtetutën e vendit”.

Deliu-Kodra akuzoi presidenten Osmani se përmes shkarkimit të Dakës po synon të kapë KQZ-në për llograi të Vetëvendosjes.

Ajo ka thënë se përmes këtij vendimi, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po synojnë të kapin institucionet e pavarura.

“Ky është shkarkim politik që ka për qëllim kapjen e shtetit. Osmani me këtë vendim ka shkelur Kushtetutën për të zbatuar urdhrin e Kurtit dhe Vetëvendosjes”, deklaroi ajo.

Presidentja Osmani shkarkoi Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së dhe emëroi gjyqtarin Kreshnik Radoniqin në vend të saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>