Petrit Vasili: PS-PD të qeverisin vendin, LSI do jetë opozitë – Pikat kryesore të intervistës

Petrit Vasili: PS-PD të qeverisin vendin, LSI do jetë opozitë – Pikat kryesore të intervistës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Blendi fevziu në emisionin Opinion. Zoti Vasili foli për marrëveshjes mes PS e PD për zgjidhjen e krizës dhe garimin e LSI-së si forcë e vetme, pa koalicion.

Disa nga deklaratat kryesore të Zoti Vasili janë:

Për marrëveshjen PS-PD:

“Kriza u zgjidh pas insistimit të LSI-së, pas një humbje kohe të pajustifikuar e cila krijoi një dëm të madh për vendin, në imazh dhe në ekonomi.”

“U krijua një qeveri, që Ilir Meta e përcaktoi në propozimin e tij si një qeveri besimi, që i krijon besim opozitës që të futet në zgjedhje. Pra gjithçka që insistuam që nga fillimi deri në fund ndodhi me preçizion të plotë.”

“Vetëm papërgjegjshmëria e këtyre dy partive, PD dhe PS, zgjati zgjidhjen e krizës dhe krijoi këtë dëm të madh për vendin. Të dy palët bënë që në një kohë shumë të gjatë vendi të vuante këtë krizë.”

“Rama ishte një përgjegjës kryesor, dhe një nga njerëzit që duhet të zgjidhte krizën sepse vetë e zgjati.”

“Unë jam gati që Kodi Zgjedhor me gjithë marrëveshje politike të shkelet dhe t’i jepet mundësia që PD e PS ta bëjnë një koalicion. Meqë e kanë me merak kaq të madh, le ta bëjnë që tani.”

“Po t’i bëjnë 71 vota le të qeverisin vendin. Ata do të qeverisin vendin, ne do të rrimë në opozitë.”

Për koalicionin PS-LSI:

“Unë i shenjoj koalicionet kryesisht me ato që konsiderohen reforma të rëndësishme, ku reforma territoriale dhe reforma në drejtësi besoj ishin dy arritje të rëndësishme të këtij koalicioni.”

“Koalicionet kanë qenë një zgjedhje e detyruar e vendosur nga Kodi, jo një dëshirë e LSI-së në asnjë rast.”

“LSI nuk ka fituar asnjë mandat për shkak se ka qenë në koalicion. Ka marrë më pak mandate se ç’i takonin dhe ka kontribuar për minimumin dy mandate plus për Partinë Socialiste.”

“Tani jemi të fituarit e mëdhenj, pasi futemi në një garë krejtësisht të barabartë dhe e cila vetëm na favorizon.”

Për LSI:

“Unë kam një gjë të qartë dhe një bindje, që LSI do të jetë forcë e parë.”

“Objektivi i LSI është vetëm një, që është që LSI do dalë patjetër forcë e parë në zgjedhje.”

“Ne kemi bërë gjithçka për të shpëtuar Ramën nga kaosi ku do të hynte vendi e ku do të ishte përgjegjësi kryesor nëse do të bënim zgjedhje pa opozitën.”

“LSI nuk është e këtij dimensioni, nuk ngre çadra dhe nuk i zgjidh problemet me çadra.”

“Meta nuk merr pjesë në fushatë, fushatën e udhëheq unë. Meta ka promovuar vetëm nisma që kanë lidhje në mënyrë të veçantë me përfshirjen e të rinjve në politikë.”

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>