Policia greke kap 1,2 ton kokainë, mediat e lidhin me grupe shqiptare

Nga Exit News
Policia greke kap 1,2 ton kokainë, mediat e lidhin me grupe shqiptare

Autoritetet greke kapën rreth 1,2 tonë kokainë në qytezën turistike të Astakos, rreth 300 kilometra në perëndim të Athinës.

Mediat lokale raportuan se sasia e drogës u gjet në disa dhoma të një kompleksi të marrë me qira dhe mendohet se ka ardhur nga vendet latine. CNN raportoi për 8 të arrestuar ndërsa Ekathimerini cilësoi se pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë. Po kështu media të tjera raportuan se droga mund të jetë transportuar nga Shqipëria në Greqi me makina dhe mjete lundruese.

Aksioni policor është koordinuar me DEA-n amerikane dhe nuk është hera e parë që rezulton në kapjen e sasive të mëdha të kokainës.

Në periudhën gusht-shtator 2019 autoritetet greke kapën 700 kilogramë kokainë të fshehur në 12 kontenierë bananesh që vinte nga Ekuadori. Nga kjo sasi, 4 kontenierë kishin si destinacion Durrësin dhe mbanin një sasi prej 137 kilogramë drogë.

Autoritetet greke, ato amerikane dhe shqiptare vendosën të lejonin lëvizjen nën mbikëqyrje të ngarkesës për në Durrës me qëllim kapjen e porositësve. Mirëpo i ashtuquajturi operacioni Quito u shoqërua me pikëpyetje dhe dyshime për dekonspirim. Ngjashëm me aksionin e vitit të 2018 në Maminas ku u kapën 613 kilogramë kokainë, policia nuk lidhi asnjë bandë apo grup kriminal me ngarkesën.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme