Policia mbyll 655 lokale, disko e palestra si masë kundër koronavirusit

Nga Exit News
Policia mbyll 655 lokale, disko e palestra si masë kundër koronavirusit

Policia ka mbyllur gjatë natës 522 bare, 65 bilardo, 29 palestra, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live, në zbatim të masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Bizneset e mbyllura deri tani janë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë, Korçë e Elbasan.

Në një njoftim për qytetarët, policia kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve për të mos bërë rezistencë në mbylljen e bizneseve.

Policia do të vijojë punën për mbylljen e bizneseve dhe në ditët në vazhdim.

Dje qeveria mori masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend, mes të cilave dhe mbylljen e atyre aktiviteteve ku mund të mblidhen shumë njerëz. Kështu do të mbyllen deri më datën 3 prill:

 – të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko apo të tjera lloje shërbimesh.

 – të gjitha ambientet e mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale, apo qendra argëtimi.

Ndërsa restorantet dhe baret që kanë hapësira të mjaftueshme nuk do të mbyllen, por do tëofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 metrat mes tavolinave dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

 Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>