Policia e Shteti ka pohuar të mërkurën se po analizon të gjitha shkaqet që çuan në vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
“Strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal”, kë thënë Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit ka garantuar qytetarët se mbetet “e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike”.
Mesazhi i Policisë së Shtetit vjen të mërkurën pas shumë reagimeve që ka pasur ngjarja.
Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për vrasjen e të riut.
Klodian Rasha, 25 vjeç u ekzektutua nga një polic në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Laprakë.
Sipas të dhënave të policisë, ai po kryente veprime të dyshimta dhe nuk respektoi urdhërin për të ndaluar.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHÇBA) njoftoi policët kishin gjetur një armë në një rrugicë ku kishte kaluar viktima.
Oficeri i policisë u arrestua pas ngjarjes dhe akuzohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.
Për këtë ngjarje reagoi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe i kërkoi prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.
Qindra vetë janë duke protestuar tani përpara Ministstrisë së Mbrojtjes duke kërkuar dorëheqjen e ministrit.