Policia pohon se po analizon shkaqet e vrasjes së 25-vjeçarit 

Nga Exit News
Policia pohon se po analizon shkaqet e vrasjes së 25-vjeçarit 

Policia e Shteti ka pohuar të mërkurën se po analizon të gjitha shkaqet që çuan në vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal”, kë thënë Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka garantuar qytetarët se mbetet “e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike”.

Mesazhi i Policisë së Shtetit vjen të mërkurën pas shumë reagimeve që ka pasur ngjarja.

Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për vrasjen e të riut.

Klodian Rasha, 25 vjeç u ekzektutua nga një polic në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi ai nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Laprakë.

Sipas të dhënave të policisë, ai po kryente veprime të dyshimta dhe nuk respektoi urdhërin për të ndaluar.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHÇBA) njoftoi policët kishin gjetur një armë në një rrugicë ku kishte kaluar viktima.

Oficeri i policisë u arrestua pas ngjarjes dhe akuzohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Për këtë ngjarje reagoi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili shprehu ngushëllime për familjen dhe i kërkoi prokurorisë të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje.

Qindra vetë janë duke protestuar tani përpara Ministstrisë së Mbrojtjes duke kërkuar dorëheqjen e ministrit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>