Policia në Durrës ka nisur hetimet për 2 organizatorët e protestës për vrasjen e Klodian Rashës.
Në një njoftim zyrtar, policia shkruan:
“ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës.”
Ndërkohë janë ndaluar dhe dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme:
A.Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
B.T., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij, për motive të dobëta