Pompeo, SHBA-të mbështesin hetimin ndërkombëtar të zgjedhjeve në Bjellorusi

Nga Exit News
Pompeo, SHBA-të mbështesin hetimin ndërkombëtar të zgjedhjeve në Bjellorusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin shqyrtimin ndërkombëtar të “parregullsive zgjedhore” në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë, tha të enjten Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ndërsa paralajmëroi në mënyrë të drejtpërdrejt Rusinë për ndërhyrjen në krizë.

Deklarata e Pompeos ishte më e forta nga Shtetet e Bashkuara qëkur forcat e sigurisë së Presidentit Bjellorus Aleksandër Lukashenko filluan të dhunojnë dhe të ndalojnë dhjetëra mijëra protestues paqësorë protestuan, kundër vjedhjes së votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Lukashenko i kërkoi ndihmë Presidentit rus Vladimir Putin për të siguruar pushtetin e tij 26-vjeçar. Rusia, me të cilën Bjellorusia ka siguri të përbashkët dhe traktate të shtetit të bashkuar, i ka lajmëruar vendet e huaja të mos përfshihen në krizë, duke thënë se krizëa duhet të zgjidhet nga brenda.

Pompeo, i cili zhvilloi bisedime në shkurt në kryeqytetin e Minsk me Lukashenko për normalizimin e marrëdhënieve amerikane-bjelloruse, paralajmëroi në mënyrë direkte Rusinë – pa e përmendur atë – kundër ndërhyrjes në krizën më të madhe të Bjellorusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991.

“Ne qëndrojmë në përkushtimin tonë afatgjatë për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë, si dhe aspiratën e popullit bjellorus për të zgjedhur liderin e tyre dhe rrugën e tyre, të lirë nga ndërhyrjet e jashtme,” tha ai. Ai nuk ka sqaruar se si do t’i përgjigjet Uashingtoni.

LEXO  Protesta në Europë në mbështetje të opozitës bjelloruse

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, të martën tha që ishte i gatshëm të diskutonte krizën me Putin “në kohën e duhur”.

Pompeo javën e kaluar tha se SHBA-të mund të konsiderojnë sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë të përfshirë në sulm, një hap që Bashkimi Evropian e ndërmori të mërkurën.

Opozita pretendon se kandidati i saj, Sviatlana Tsikhanouskaya, fitoi zgjedhjet. Ajo iku në Lituaninë fqinje pasi filloi protesta.

Ajo dhe figura të tjera të opozitës formuan një këshill koordinimi për të negociuar transferimin e pushtetit, por qeveria nisi hetim penal, të enjten kundër këtij grupi, duke e akuzuar atë për një përpjekje të paligjshme për të marrë pushtetin.

Duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të “atyre që janë arrestuar padrejtësisht”, Pompeo tha se Uashingtoni mbështet përpjekjet ndërkombëtare për “hetimin e parregullsive zgjedhore, shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin zgjedhor dhe shtypjen e protestave.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhjet e lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit bjellorus. Zgjedhjet e 9 gushtit nuk e përmbushën atë standard,” tha ai.

Pompeo i bëri thirrje qeverisë në Minsk të pranojë propozimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, për promovimin e dialogut politik dhe sigurisë, për të lehtësuar bisedimet me opozitën.

 

Artikulli i botuar në Reuters.

Lajme te ngjashme