Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo do të takojë ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund, luftës së nisur në shtator ku u vranë rreth 5,000 civilë.
Azerbajxhani dhe Armenia pavarësisht përpjekjeve dhe dakordësisë për armëpushim nuk kanë pushuar së luftuari në zonën e Nago-Karabakut. Këto luftime u kryen edhe disa orë para nisjes së bisedimeve në Uashington.
Vendet e botës duan të ndalojnë luftimet duke shmangur një luftë më të madhe. Turqia dhe Rusia janë të shqetësuara për sigurinë e tubacioneve të gazit në Azerbajxhan, të cilat furnizojnë tregjet botërore.
Në përplasjet e fundit, ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit raportoi luftime në disa zona, duke përfshirë territore afër vijës që ndan palët.
Ministria e mbrojtjes e Armenisë gjithashtu raportoi luftime në disa zona dhe tha se qyteti Martuni në Nago-Karabak u bombardua përsëri gjatë natës.
Pompeo pritet të zhvillojë bisedime të ndara me Ministrin e Jashtëm Azerbajxhan Jeyhun Bayramov dhe Ministrin e Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan. Nuk është e qartë nëse ministrat e dy ish-republikave Sovjetike do të takohen me njëri-tjetrin.