Presidenti Meta kërkon të hetohet dhuna ndaj gazetarit gjatë protestës

Presidenti Meta kërkon të hetohet dhuna ndaj gazetarit gjatë protestës

Presidenti Ilir Meta kërkon që prokuroria të hetojë dhunën ndaj gazetearit Xhoi Malësia dhe protestuesve  të tjerë gjatë ditës së enjte.

Presidenti ka dënuar shoqërimin nga policët të gazetarit të “Ora News” gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Meta ka kërkuar gjithashtu që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të distancohet nga dhuna dhe të marrë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta.

Duke apeluar me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi dhe çdo lloj presioni ndaj gazetarëve, sidomos gjatë ushtrimit të detyrës, shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.”, shkruan ndër të tjera Presidenti.

Pamjet e shoqërimit të gazetarit Xhoi Malësia u shpëndanë dje në media dhe rrjetet sociale. Ende nuk dihen arsyet e këtij shoqërimi.

Dita e dytë e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha është shoqëruar me tensione të forta.

Policia shpërndau protestuesit me gaz lotsjelles dhe spraj djegës pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një punonjës policie ka ngjallur një valë protestash jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>