
Presidenti Meta do të mbledhë të mërkurën Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ai deklaroi të hënën në emisionin Open se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të ftojë kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës Basha.
Qëllimi i mbledhjes është dakortësimi në lidhje me masat që duhet të merren me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 123 persona me COVID-19, ndër të cilat 5 viktima.
Zoti Basha pranoi ftesën e Presidentit Meta duke pohuar se është koha që çdokush të japë kontributin e tij në këtë situatë.