Presidenti Thaçi kërkon të rikthehet në bisedimet Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Presidenti Thaçi kërkon të rikthehet në bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mund të përfshihet në bisedimet Kosovë-Serbi.

Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha në Prishtinë, presidenti Thaçi deklaroi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të bashkuar në dialogon me Serbinë:

“Është e rëndësishme që të kemi një konsensus sa më gjerë për hapat konkret dhe atë të dialogut. Biseduam edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për neve është me rëndësi jetike që të kemi koordinim mes spektrit politik, të jetë angazhim i unitetit, të institucioneve, të partive politike.”

Thaçi theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe jo thjesht me disa marrëveshje në aspektin teknik.

Presidenti Thaçi ishte pjesë e delegacionit fillestar për rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, bashkë me kryeministrin Hoti.

Por pas publikimit të aktakuzave ndaj Thaçit nga Prokuroria Speciale dhe anulimit të takimit mes delegacioneve në Uashington, kryeministri Hoti vijoi bisedimet i vetëm.

Takimet e radhës me delegacionin e Serbisë pritet të nisin në shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>