Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka informuar ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Kharchenko për rifillimin e dialogut me Kosovën.
Një ditë pas takimit virtual me kryeministrin e Kosovës Hoti, me ndërmjetësimin e BE-së, Vuçiçi njoftoi se u takua me ambasadorin Bocan-Kharchenko në zyrën e tij.
Diskutimi u përqëndrua për Kosovë dhe dialogun, përveç falenderimeve që Vuçiçi shprehu për vizitën e tij të fundit në Moskë, dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.
Të dielën, liderët e Kosovës dhe të Serbisë zhvilluan një video-konferencë mbi rifillimin e dialogut, bashkë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ata do të takohen personalisht në Bruksel më 16 korrik.
Një takim i mëparshëm që ishte planifikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në 27 qershor, u shty pas publikimi të aktakuzave për krim lufte ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Para këtij takimi, Vuçiçi vizitoi Moskën dhe mori këshilla nga presidenti Putin për Kosovën.
Rusia është aleatja e ngushtë e Serbisë dhe mbështetësja e saj e fortë kundër njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.