
Dekorimet për festat e fundvitit në qendër të Tiranës dhe pema e Krishtlindjeve janë shkatërruar nga protestuesit në shenjë revolte për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Pasi u shpërndanë nga sheshi para kryeministrisë nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat speciale të policisë, protestuesit u zhvendosën sërish te ministria e Brendshme, ku goditën godinën me gurë.
Më pas ata sulmuan disa ditare të godinës së Bashkisë së Tiranës dhe më pas shkatërruan objektet decorative në sheshin “Skënderbej”.

Pemës së Krishtlindjeve iu vu zjarri ndërsa protestuesit u drejtuan për në drejtorinë e policisë së Tiranës ku pritet të vijojë protesta.
Më herët protestuesit dogjën pemën e Krishtlindjeve tek kryeministria.
Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit ka patur edhe në Durrës dhe Kukës.