Protesta e qytetarëve, Tirana rrethohet nga policia

Protesta e qytetarëve, Tirana rrethohet nga policia

Sot, qytetarët do të protestojnë sërish përpara Parlamentit. Ata protestojnë kundër korrupsionit dhe varfërisë që ka kapur vendin. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama. Kjo është protesta e 6-të brenda nje muaji në Tiranë. Opozita lajmëroi dje se protesta do të zhvillohet sot gjatë seancës plenare ku do të bëhet edhe betimi i tre deputetëve të rinj, Ralf Gjoni, Nimet Musai, Enada Koçiraj.

Ndërkohë, qeveria ka rrethuar të gjithë qendrën e Tiranës, zonën rreth Parlamentit me policë dhe ka ndaluar qarkullimin e automjeteve.

Më poshtë fotot e Tiranës, sot:

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>