Është shoqëruar me tension dhe përlasje protesta e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Raportohet se 9 efektivë të forcave të policisë janë lënduar, 5 para Ministrisë së Brendshme dhe 4 të kryeministria. Ata janë paraqitur në spital ku dhe po marrin ndihmën e parë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Për këtë ata janë mbledhur fillimisht para godinës së ministrisë së Brendshme.
Më pas protesta u zhvendos përballë kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Për të shpërdarë turmën është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj megjithatë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në radhët e protestuesve ende nuk ka raportim për të lënduar.
Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit ka patur edhe në Durrës dhe Kukës.