Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e Klodian Rashës

Nga Exit News
Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e Klodian Rashës

Qeveria ka vendosur të japë një ndihmë financiare për familjen e Klodian Rashës, i cili u vra nga një polic më 8 dhjetor.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria i jep Qazim Rashës, babait të viktimës, një pension sa 8-fishi i pensionit social, ose gati 90 mijë lekë të reja.

Capture

Pak ditë pas vrasjes së të riut, kryeministri Rama vizitoi familjen e tij në datë 10, ndërsa një ditë më vonë ai ka miratuar vendimin për pension.

Vrasja e 25-vjeçarit ka nxitur reagime te qytetarët dhe protesta në disa qytete prej 5 ditësh. Dhjetëra të rinj e adoleshentë janë arrestuar nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>