Qeveria nuk ka asnjë plan për ringjalljen e biznesit të turizmit në vend. Kryeministri Rama në një intervistë për News 24 tha se qeveria ende nuk asnjë plan të qartë për turizmin:
“Nuk kam asnjë përgjigje për sektorin e turizmit, sepse është një situatë që askush nuk e di se çfarë vjen mbrapa. Si do të bëhët nuk e dimë, por në maj do të qartësohemi. Ndërkohë që jemi të telefonuar edhe nga dy vende të BE-së që agjensitë turistike e shohin Shqiprinë si vend të sigurtë, por ky nuk është rezultat final, që mund të themi po. Ministri i Turizmit po punon për të kuptuar se çfarë do të ndodhi”.
Por, sipas tij, këtë vit në vend do të ketë turizëm të brendshëm dhe kjo do të ndihmojë vendin:
“Gjëja më e mundshme është që ky sezon nëse do të ketë turizëm, do të jetë atipik, ku turizmi do të jetë i brendshëm. Shumë të pasur që mezi presin t’ju hipin jahteve, apo të shkojnë në vendet më të shtrenjta, do të zbulojnë Shqipërinë, bukurinë e vendit dhe do të shpenzojnë një pjesë në vend, dhe kjo do ta ndihmojë vendin dhe shoqërinë”.
Sektori i turizmit është sektori më i prekur i ekonomisë nga masat ndaluese të koronavirusit, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.