Qeveria shumë pranë legalizimit të kultivimit të kanabisit

Nga Exit News
Qeveria shumë pranë legalizimit të kultivimit të kanabisit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria po bën gati draftligji për lejimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore në vend.

Gjatë një konference me ambasadorin e BE-së Soreca, Rama tha se qeveria po punon me këshilltarë të huaj dhe vendas që prej një viti dhe së shpejti do të bëhet publik:

“Kemi thuajse njëvit që punojmë për këtë. Edhe pak do të jetë gati. Nuk bëjmë asnjëherë një punë të pakonsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, dhe ekspertë të huaj të nivelit të lartë.

Por gjëja kryesore është konsultimi me eksperienca të tjera. Nuk kemi ardhur të shpikim, por të mësojmë sa më shumë. Shumë shpejt drafti do të jetë gati dhe do të hapet për diskutim publik.”

Për të tjera deklarata të kryeministrit Rama sot lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>