Qendra historike kulturore në Rrogozhinë, e ndërtuar në stilin e Realizmit Socialist në fillim të viteve 1970 është nën kërcënimin e prishjes nga qeveria shqiptare.
Siç Exit shkroi më parë, pas tërmetit të nëntorit 2019, Instituti i Ndërtimit vizitoi ndërtesën.Pa kryer asnjë ekzaminim të thelluar ligjor të ndërtesës, ata dolën në përfundimin, në më pak se gjysmë faqe se godina ishte e rrezikshme, e dëmtuar e s’mund të riparohej dhe se duhet të prishet.
Dy “ekspertët” që nënshkruan raportin – Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola – janë akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës për nënshkrimin e një dokumenti të ngjashëm në lidhje me Teatrin Kombëtar në Tiranë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar i kallëzoi ata në prokurori, duke pretenduar se ata as nuk kishin vizituar godinën dhe propozuan prishjen pa patur ndonjë gjetje të vërtetë.
Dy ekspertë të pavarur dhe njeriu që ka mbikëqyrur ndërtimin e ndërtesës origjinale konfirmuan se ndërtesa është strukturalisht “shëndoshë e mirë”. Ata deklaruan se nuk kishte dëme të tilla, nga tërmeti që përbënin kërcënim për sigurinë e saj.
Megjithë ndërtesa u shpall e pasigurtë, Partia Socialiste zhvilloi një mbledhje brenda saj dy javë më parë.
Kostoja e prishjes së ndërtesës ekzistuese është 180,000 euro. Kështu, kostoja për të ndërtuar një teatër ose qendër të re, atje ku ishte, lehtësisht pritej të kapte milionat. Ekspertët, pohuan për Exit se kostoja e rindërtimit të godinës ekzistuese shkon në 300,000 euro.
Rrogozhina është ende duke vuajtur pasojat e tërmetit. Të paktën 150 familje janë jetojnë në tenda ose shtëpi që janë të rrezikshme, pasi mund të shemben. Banorët e zonës pohuan për Exit se deri më tani, nuk ka pasur asnjë përpjekje nga shteti për të siguruar strehim ose rindërtim të shtëpive. Ndërsa qeveria ka shpërndarë disa furnizime ushqimore, shumica e ndihmave kanë ardhur nga shoqëria civile dhe OJQ-të.
Me disa qindra njerëz të pastrehë, duket e çuditshme që përparësi të jetë rindërtimi i një qendre kulturore.
Në shkurt të vitit 2020, Kryetari i Partisë Socialiste të Rrogozhinës vdiq nga një atak në zemër. Sipas atyre me të cilët ka punuar, Haxhi Memolla ishte pothuajse “analfabet” dhe po lodhej nën peshën e punës së tij. Disa njerëz pohuan për Exit se besuan se deputeti i zonës Arben Ahmetaj ishte me të vërtetë përgjegjës.
Ahmetaj është ish-Ministri i Financave dhe pas tërmetit, ai u emërua Ministër i Rindërtimit. Sipas kryeministrit Edi Rama, Ahmetaj do të jetë “vetëm përgjegjës për koordinimin e të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me programin” dhe do të mbikëqyrë zbatimin e programit të rindërtimit në të gjitha nivelet.
Gjatë kohës si Ministër i Financave, Ahmetaj ishte përgjegjës për nënshkrimin e dhjetëra PPP-ve të diskutueshme dhe shumë të kritikuara. Shumë prej këtyre PPP-ve u denoncuan si të korruptive, përfshirë autostradën Milot-Balldren, rrugën Dukat-Orikum dhe autostradën Thumane-Kashar.
Pavarësisht rolit si Ministër i Rindërtimit, Ahmetaj mbetet deputeti i Rrogozhinës dhe tani është përgjegjës.
Qendra Kulturore në Rrogozhinë konsiderohet si një shembulli “më i mirë” i stilit të Realizmit Socialist. Laim Halili, i cili mbikëqyri ndërtimin e saj fillestar tha se ishte ndërtuar me kujdes dhe i dizajnuar për t’i bërë ballë çdo kohe.
Exit i ka dërguar pyetje zyrës së Ahmetajt në lidhje me datën e prishjes, detajet e tenderit për ndërtesën e re dhe sqarime se nga do të vijnë paratë për të paguar për të.