Kryeministri Rama uron që qeveria e Avdullah Hotit të jetë “fundi i përpëlitjeve në procesin e maturimit demokratik.”
“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre.” – shkruan Rama në Twitter.
Qeveria e re e Kosovës, e krijuar në 3 qershor me me 61 vota nga 120 deputetë në total, ka katër sfida kryesore sipas Lulzim Bashës.
“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës”. Këto janë sfida jetike dhe përballimi i tyre me sukses është në interes të paqes për gjithë rajonin, përfundon Basha.