Rama: Do qeverisim në një koalicion të madh me njerëzit – Pikat kryesore

Rama: Do qeverisim në një koalicion të madh me njerëzit – Pikat kryesore

 Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetët e sapozgjedhur socialistë. Ndër të tjera Kryeministri Rama deklaroi:

Për Qeverinë Rama 2

Prioriteti ynë në këtë fazë tranzicioni deri në formimin e qeverisë së re do të jetë nxjerrja e mësimeve të këtij mandati përmes një reflektimi shumë serioz.

Skuadra qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit dhe askush përveç meje nuk ka pse humbet kohë për këtë punë.

Struktura e qeverisë së re do të shpallet pas reflektimit, deri në gusht. Nëse dështojmë në përgatitjen e këtij koalicioni me qytetarët duhet të përgatitemi për një dështim më të madh.

Ju kërkoj të gjithëve [deputetëve] të fokusohemi të ky proces shumë i rëndësishëm përgatitor për mandatin e ri dhe të nisim menjëherë në çdo qark dhe në çdo zonë administrative zgjedhore një tur dëgjimor me partinë dhe komunitetet zonë për zonë.

Edhe pse qeveria do të jetë një ngjyrëshe ne nuk do të qeverisim vetëm, por në një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Ta ngulisim mirë në kokë që të gjithë që po dështuam në përgatitjen e këtij koalicioni kaq të madh, i bie të përgatitemi për një dështim të madh të këtij mandati kaq domethënës.

Për zgjedhjet

Kemi marrë më shumë vota se 4 vite më parë, shumë e rrallë për një parti që udhëheq vendin.

LEXO  Rama mohon akuzat për blerje vote

Kanë votuar 73 për qind e shqiptarëve të pranishëm në atdhe.

Ta mbajmë të gjithë vath në vesh se një mbështetje e këtyre përmasave nuk është më shumë vlerësim për atë që bëmë, sesa besim për atë që mund të bëjmë. Mosjustifikimi i këtij besimi do të ishte fatal për PS.

Për Ilir Metën

Falenderoj Ilir Metën, jo për gjërat që i çoi për dreq me arsyen kronike të mos arsyes së tij duke hedhur në erë projektin e së majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv e të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët.

I lutem Metës të reflektojë si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual e jo konfliktual e të përqendrohet tek ndreqja e gabimeve që i bëri figurës së presidentit në 40 ditët e fundit.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>