Rama: E ka fajin qeveria Berisha që nuk kemi ndërtuar rrugë

Nga Exit News
Rama: E ka fajin qeveria Berisha që nuk kemi ndërtuar rrugë

Kryeministri Rama fajësoi qeverinë Berisha për mos kryerjen e asnjë vepre të madhe infrastrukturore nga qeveria e tij gjatë 7 viteve në pushtet. Ai tha se projektet e hartuara keq nga qeveria Berisha u bënë shkak që qeveria e tij të mos vazhdonte rrugët e lëna për gjysëm dhe të mos ndërtonte një të re.

Gjatë prezantimit të hapjes së tenderit për projektimin e Tunelit te Llogarasë, Rama u shpreh:

“Ne duhet të kemi në dorë një projekt serioz me të gjitha standardet për të mos u gjendur siç u gjendëm në mandatin e parë të qeverisjes kur jo vetëm i gjetëm të gjtha rrugët të lëna rrugëve, por vazhdimi i rrugëve që i gjetëm rrugëve lidhej gjithmonë me projekte skandaloze.

Gjë që i ka kushtuar shumë kohë, dhe i ka kushtuar shumëfish publikut dhe buxhetit të shtetit, gjë që na ka detyruar t’i rikthehemi vetë projekteve.”

E vetmja vepër e madhe infrastrukturore e qeverisë Rama është Rruga e Arbërit, e cila ka nisur në 2017 dhe ende nuk ka përfunduar, dhe Unaza e Madhe në Tiranë, vepër e mbuluar me skandale korrupsioni dhe ende e papërfunduar.

Rrugët e tjera janë të gjitha vazhdim i rrugëve të mëdha të nisura nga Kryeministri Berisha si Bypass i Vlorës dhe Bypassi i Fierit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>