Rama fton Bashën për bashkëpunim

Nga Exit News
Rama fton Bashën për bashkëpunim

Në një reagim pas një deklarate të ashpër të kryedemokratit Basha, që e quajti qeverinë regjim Rama-Doshi-Rakipi dhe u shpreh për vazhdimin e betejës për rrëzimin e tij, Rama përsëriti ftesën për bashkëpunim me opozitën:

“Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur”.

Ai premtoi marrëdhënie më të mira me opozitën në krahasim me 8 vite më parë:

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit”.

Rama u shpreh se nuk do të merret më me “luftën e vjetër politike”:

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona [..] !Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>