Rama i përgjigjet Bashës për deklaratën se ka viktima nga vaksinimi

Nga Exit News
Rama i përgjigjet Bashës për deklaratën se ka viktima nga vaksinimi

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të martën kreut të Partisë Demokratike për deklaratën që bëri të hënën, ku tha se ka raportime për viktima nga vaksinimi.

Rama tha nga Kolonja se është e turpshme që të bëhen këto deklarata, duke u luajtur me jetën e njerëzve.

Ai sulmoi sërish Bashën duke thënë se komandohet nga presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Turp. S’ka më turp se të luash me jetën dhe qetësinë shpirtërore të njerëzve që janë të ankthosur për të dalë nga kjo situatë. E aty kur drita në fund të tunelit zgjerohet. Këta nuk u bënë një herë. Si nuk u bënë njëherë këta përbashkues, jo për të mbështetur e lavdëruar qeverinë, por për të ndihmuar njerëzit”, u shpreh Rama në një takim elektoral të martën në Kolonjë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të hënën në Syri Tv se është rritur numri i personave që nuk duan të vaksinohen dhe tha se ka pasur raste viktimash pas vaksinimit.

“Ndërkohë kemi raportime që numri i atyre që duan të vaksinohen po bien me shpejtësi. Kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë”, tha Basha

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>