
Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se LSI do të humbë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një deklaratë për median nga Vlora, të enjtën, pas nisjes së procesit të vaksinimit, Rama u shpreh se Presidentit Meta i duket “një katastrofë Shqipëria, pasi me shumë gjasa zgjedhjet do të jenë një katastrofë për LSI-në”.
Rama e akuzoi Metën se po përdor funksionin e presidentit për të bërë fushatë elektorale në mbështetje të LSI-së:
“Presidenti ka kohë që nuk ëshët më president. Por shpërdorues i funksionin në funksion të ndërmarrjes që administrohet nga bashkëshortja. Vjen në Vlorë natën, shkon lart e poshtë natën”.
Kryeministrit tha se mbështetja për LSI-në në popull ka rënë, ndaj Metës i duket vendi i zbrazur:
“Takon njerëz, mesa duket jo aq shumë se i duket e zbrauzur shqipëria, pasi shumë pak njerëz besojnë tek LSI-ja”.