Kryeministri Edi Rama ironizoi presidentin Meta, kreun e PD-së Basha dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi.
Gjatë një takimi elektoral në Vlorë, Rama e quajti Metën ‘të dehur’ sepse i vuri opozitës ‘notën 10’ një ditë më parë:
“Si mundet që një opozitë e tillë, PD në rradhë të parë t’i mbetet në mbajë të gjuhës propaganda e katastrofës dhe qametit, e të katandiset vendi me një president që po del sikur po del në oborrin e një klubi në periferi, pa leje dhe i dehur tërësisht, dhe ti vërë notën 10 kësaj opozite.
I vë notën 10 kësaj opozite se për vete shkon edhe më larg. Ëndërron luftë, jo me Covid-in, por me qeverinë.
Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar të një regjimi që është shtypës për Ilir Metën, sepse shtyp ëndrrën e tij për të sjellë vërdallë si i treti i vërteti, një herë këtej dhe njëherë andej, o këtej o andej, për të vazhdura të mjelë lopët për qumështin e ndërmarrjes së Monikës.”
Ndërsa për Bashën e Kryemadhin, Rama tha se ëndërrojnë që vendi të ketë një situatë katastrofike dhe se gjithë shpresën për të ardhur në pushtet e kanë varur te Covid-19:
“Kush flet sot për spitalet e Shqipërisë dhe nxjerr ga goja fjalë të padenja ose i ka parë në kohën e vjetër ose kur i sheh sot, i ka dy sytë në ballë por e ka mendjen në gjumin e Lulit, i ka të dy veshët në vend por e ka mendjen te dokrrat e Monikës.
Opozita shpresën e fundit për tu kthyer në pushtet e ka varur te armiku i padukshëm.
Vota e demokratëve është për ta marrë peng PD. Se ja jep Lulit dhe ke Monikën me laps në dorë, se Luli as në aritmetikë nuk është aq i fortë. Luli e ka 7×7=42, ndërsa Monika e ka 7×7 = 4207.
Këtë herë është shumë më problem të votosh PD-në, se ke dhe Monikën.
Edhe sikur për një moment disa dyshojnë, shanset që të bëhet një aeroport në Vlorë janë më shumë me ne apo me Leckon dhe Lulin?
Ata që pretendojnë se janë më të mirë, janë shalqi me provë. Kunguj kanë dalë të tërë, kur kanë pasur në dorë atë që kërkojnë ta rimarrim prapë. “