Rama, Meta e Basha dhe strategjitë për të luftuar Covid-19

Nga Exit News
Rama, Meta e Basha dhe strategjitë për të luftuar Covid-19

Presidenti Meta duket se ka mbeshtetur strategjinë e qeverisë për luftimin e epidemisë së koronavirusit: testim të kufizuar tek individët me simptoma dhe pastaj gjurmim dhe testimin të rrethit të kontaktit të personave të infektuar.

Të hënën paradite, gjatë një vizite në Shkodër, një nga vatrat kryesore të infeksionit, Meta u shpreh:

“Unë besoj se përmes gjurmimit efikas të rasteve të evidentuara dhe përmes testimeve të realizuar për shkak të gjurmueshmërisë do të arrijmë të izolojmë  të gjitha rastet që mos të kemi shpërndarje të mëtejshme.”

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar zbatimin e një strategjie tjetër: testim masiv të popullsisë. Basha ka pohuar vazhdimisht se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të identifikuar dhe izoluar të gjitha rastet e prekura sa më parë duke ndaluar përhapjen e virusit.

Më 6 prill, në emisionin Opinion, Basha u shpreh:

“Nëse nuk testojmë dhe evidentojmë personat që janë bartës apo të infektuar, do të zgjatet karantina, do të zgjaten efektet ekonomike, do të shtohen kostot e jetëve të humbura.

I gjithë izolimi merr kuptim nëse kjo kohë përdoret për të testuar sa më shumë.” 

Kryeministri Rama ka mbrojtur vazhdimisht strategjinë e testimit të shënjestruar, testimin e personave me simproma apo të dyshuar dhe rrethit të tyre të kontakti përmes gjurmimit. Rama ka kundërshtuar si të pamundur testimin në masë të popullsisë, aq më tepër që udhëzmet e ekpsertëve nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Më 6 prill, në përgjigje të kërkesës së Bashës, Rama pohoi se strategjia që po ndjek qeveria është e hartuar nga Instituti i Epidemiologjisë, i çertifikuar nga OBSH-ja, dhe bazohet në udhëzimet e OBSH-së:

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe pikë!”

Përveç kësaj Rama këmbëngul se distancimi social përmes masave kufizuese është një tjetër strategji e duhur për ndalimin e epidemisë.

Deri më 7 prill, paradite, në Shqipëri ishin kryer 2 753 testime nga të cilët 383 persona kanë rezultuar të prekur me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>