Kryeministri Rama i ftuar sot në konferencën e organizuar nga INSTAT mbi “Sfidat e emigracionit”, u shpreh se nuk ka arsye pse të shqetësohemi për emigramin masiv të qytetarëve të edukuar nga shqipëria:
Askush nuk mund të thotë që ky fenoment ëshët tërësisht pozitiv, por nuk ka asnjë arsye për të menduar që ky është një fenomen negative.
Ky është një fenomen që ka aspektet e veta shumë pozitive dhe ka aspektet e veta negative. Ajo që na duhet është të kuptojmë çdo aspekt të këtij fenomeni dhe të mos mbytemi në një lugë ujë duke u pllaquritur çdo ditë në lotët e krokodilit për ata që ikin apo fatalitetin e argumentave si do të jetë e nesërmja e vendit.
Për vite, shqiptarët kanë kryesuar listën e emigrantëve të paligjshëm dhe azil kërkuesve në BE, edhe pse Shqipëria është shpallur nga të gjtiha vendet e BE-së si “një vend i sigurtë”.
Arsyeja se pse shqiptarët emigrojnë sipas Ramës është sepse “nuk ka asnjë vend të zhvilluar sot, që të mos ketë pasur emigracionin dhe emigrantët si një nga burimet kryesore të rritjes ekonomike dhe rritjes së nivelit të dijeve për të zhvilluar vetveten”.
Por, deklaratat e Kryeministrit Rama u kundërshtuan nga Ambasadorja gjermane Sussanne Schutz, e cila tha se nuk ka asnjë arsye legjitimitet për shqiptarët që të largohen, përveç emigrimit përmes lejes së rregulltë të punës:
Unë kam dëgjuar shqiptarët të thonë se “ne duam punë dhe një sistem shëndetësor më të mirë.” Për këto dy arsye qeveria duhet të punojë fort, sepse nuk ka asnjë arsye për tu prnauar në vendet e BE-së si azilkërkues.”
Çdo vit, Gjermania lëshon dhjetra viza studimi për studentët më të mirë të mjekësisë, gjë e cila ndihmon të thithjen e trurit nga sektori i shëndetësisë në Shqipëri.