Rama ndërron qëndrim: Policia e pëfshirë në trafikun e drogës, por po pastrohet

Rama ndërron qëndrim: Policia e pëfshirë në trafikun e drogës, por po pastrohet

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje me Task-Forcën për luftën kundër kanabisit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri pranoi përfshirjen e punonjësve të policisë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike:

“Policia e Shtetit paralelisht me pastrimine  kanabisit nga harta e Shqipërisë po kryenme vendosmëri edhe pastrimin nga radhët e veta nga punonjësit e lidhur me këtë vepritmari kriminale.”

Kjo është hera e parë që kryeministri Rama pranon përfshirjen e strukturave të policisë në veprimtari kriminale. Gjatë katër viteve qeverisje, Zoti Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës dhe ka mbrojtur punën e Policisë së Shtetit.

Janar 2017, Edi Rama:

“Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, Policia e Shtetit konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet. #Rilindje #ShqipëriaeGjeneratësTjetër #QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara”

Shtator 2016, Edi Rama:

“Në këto tre vite besoj se mund të jemi krenarë për ç’ka kemi bërë, për ta rilindur Policinë e Shtetit. Lufta me krimin drogën dhe trafikun dhe për sigurinë e qytetarit është sot sikur nuk ka qenë kurrë më parë edhe më e mirë do të bëhet. Nëse nuk keni asnjë ide sugjerim apo mendje në kokë për të ndihmuar që puna të bëhet më e mirë, minimalisht qepeni gojën sepse rezultatet e policisë së shtetit janë të dukshme.”

Qershor 2016, Edi Rama:

“Është një moment i rëndësishëm për të reflektuar se sa shumë gjëra kanë ndryshuar në policinë e shtetit, e cila ka marrë një përmasë dinjiteti qytetarie duke u bërë shërbëtori i komunitetit. Këto arritje ngjallin edhe shumë xhelozia dhe mllefe.”

2013, Edi Rama:

Premtoj sot se në 300 ditët e para të qeverisje, shqiptarët do të shohin me sytë e tyre një polici shteti që nuk e kanë parë asnjëherë. Në rrugën tonë të rilindjes do të kenë provat e qarta të vënies së Policisë së Shtetit në shërbimin e tyre si një garanci për sigurinë e tyre.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>