Rama në Obot: 24 orët në vijim më kritiket, por do e menaxhojmë

Nga Exit News
Rama në Obot: 24 orët në vijim më kritiket, por do e menaxhojmë

Kryeministri Edi Rama vizitoi të dielën Obotin, një prej zonave të bllokuara nga përmbytjet.

Rama tha se 24 orët e ardhshme janë kritike për situatën, por shtoi se qeveria do e menaxhojë situatën. Ai tha se e rëndësishme është që nuk ka banesa e bagëti të dëmtuara.

Kryeministri u shpreh se do të nxjerrë ushtrinë për të menaxhuar situatën nëse do jetë e nevojshme:

 “Aty ku do të kemi bllokime, do të fusim ekstra sforco me ushtri e mjete lundrimi, për të siguruar që askush të mos ketë probleme, si dhe t’iu shkojë të gjithëve në banesë ndihma. 24 orët që kemi përpara janë më kritiket, pastaj mund të përmirësohet situata.”

Rama bëri një krahasim edhe me 2010,  dhe tha se atëherë janë evakuuar 10 mijë veta, ndërsa tani “funksionon infrastruktura e kanalizimeve dhe uji largohet menjëherë”.

Por që prej të enjtes shumë qytete në Shqipëri janë përmbytur si pasojë e motit të keq dhe janë dëmtuat shtëpi, toka, lagje në shumë qytete kanë mbetur pa energji elektrike.

Konkretisht në Shkodër, rreth 1,500 hektarë janë përmbytur ndërsa niveli i ujit në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin mbeten nën kuotën maksimale.

Të dielën edhe kreu i PD Lulzim Basha vizitoi Shkodrën dhe i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente dhe të vërë në dispozicion të banorëve të tërë burimet shtetërore të nevojshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>