Kryeministri Edi Rama deklaroi të hënën se PS do të vijojë ta mbajë 15% taksën për sipërmarrjet e mëdha. Ai tha se qeveria e ka ulur taksën dhe TVSH për biznesin e vogël dhe do të jetë kështu edhe nëse PS merr mandatin e tretë.
Rama u shpreh se bujqësia dhe infrastruktura janë një projekt i qeverisë.
Ai tha se një ndër prioritetet e qeverisë është të arrijë në 1 miliardë eksporte bujqësore.
Edi Rama ishte të hënën në një takim elektoral në Elbasan ku bëri dhe këto deklarata.
“Të mos kthehesh mbrapa, karakteri ynë, i qeverisjes tonë, është i atyre fermerëve që shkojnë dhe para se ta mbledhin përballen me breshrin, por ata nuk dorëzohen, por të nesërmen prapë kthehen tek toka fillojnë nga e para dhe ia dalin”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është përplasur më herët me kreun e PD Lulzim Basha sa i takon taksimit.
Ai ka akuzuar Bashën se taksa e sheshtë prej 9% ndihmon sipërmarrësit e mëdhenj, pasi me anë të kësaj takse ata paguajnë më pak.
Ndërsa me taksën progresive ata paguajnë më shumë se biznesi i vogël, ka thënë Rama.
Ndërsa kreu i PD në një përgjigje ndaj sulmeve të Ramës për taksën e sheshtë tha se “taksa a e sheshtë funksionin për popullin, lufton ovazionin. Forcon ekonominë dhe ndihmon njerëzit”.
Ai tha se “oligarkët janë ortakë me kryeministrin, ata kanë marrë kontrata publike 2.2 miliardë euro”.