Kryeministri Rama tha se gjatë kësaj kohe “opozita ka qenë thuajse inekzistente në detyrën e saj, përjashto daljet rutinë të Lulzim Bashës”. Ai përshendeti fjalorin e përmbajtur të Lulzim Bashës, duke vlerësuar qendrimin solidar të opozitës gjatë dy javëve të para të tërmetit:
“E përshëndes edhe njëherë dashamirësisht për një vetëpërmbajtje në momente të vështira për njerëzit. Ku u përpoq mos të bëhej i tepërt me fjalorin e rëndë të politikës së tij të përditshme”.
Rama kritikoi refuzimin e Bashës për tu ulur në tavolinë me të:
“Nuk mund të mos e kritikoj me keqardhje për refuzimin e përsëritur dhe absurd për tu ulur në tryezën e bashkëpunimit me njerëzit dhe për njerëzit”.
Refuzimin për tu ulur në tavolinë, Rama e quajti “mungesë të plotë përgjegjësie për të mos thënë ndonjë fjalë më shumë”. Ai u përpoqë të fajësojë njerëzit pranë Bashës, pa e bërë të qartë se kush janë këta njerëz që mund të kenë ndikuar Bashën:
“Njerëzit rrotull Bashës si fillim ka nisur të japë shenjat e para të një lufte të egër balte ku me sa duket do të përpiqet dita-ditës të përdorë gjuhën e baltës për t’iu helmuar e për t’ju mërzitur si zakonisht me gënjeshtra, sajesa, shpifje, akuza apo me gjysmë të vërteta që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha. Kjo është puna e tyre dhe e Lulzim Bashës që me siguri do e marrë shpejt flamurin e asaj lufte”.