Kryeministri Edi Rama, në cilësin e kreut të OSBE-së, u takua sot në Rusi me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov.
Tema kryesore e bisedës ishte integrimi europian i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, mini-Shengenin Ballkanik, si dhe konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilin kryeministri Rama është zotuar ta zgjidhë gjatë kryesisë së tij të OSBE-së.
“Vij në Moskë si kryetari i radhës së OSBE. Jetojmë në kohë të trazuar dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është e brishtë.
Duhet të gjejmë sa të mundemi motivimin për të nxitur dialogun.
Të drejtat e njeriut mbeten sa më aktuale, ne të gjithë duhet të përpiqemi më shumë. Të shpresojmë që më e mira nuk ka ardhur ende.
U trondita kur vizitova zonën e konfliktit dhe ishte e vështirë të shihja njerëzit që vuanin pa dallim moshash”, u shpreh kryeministri Rama.
Kjo është vizita e tretë e Ramës si Kryetar i OSBE-së, pas asaj në Ukrainë dhe SHBA.
Burime bëjnë me dije se qëllimi kryesor i viiztës ka qenë takimi me Presidentin rus Vladimir Putin, por pavarësisht lobimit nga pala shqiptare,ky takim ende nuk është siguruar.