Reforma në drejtësi, Komisioni i Verifikimit miraton 68 kandidatët final për vettingun

Reforma në drejtësi, Komisioni i Verifikimit miraton 68 kandidatët final për vettingun

Komisioni i parë parlamentar për Verifikimin e Kandidatëve publiki sot listën me 68 kandidatë nga ku dy komisionet e radhës do të përzgjedhin 27 anëtarë për tre institucionet e vettingut: Komisionin e Pavarur të Kualifikimeve (KPK), Kolegjin e Apelimit (KA) dhe Komisionerët Publikë.

Komisioni, i cili përbëhej nga tre deputetë të maxhorancë e tre të opozitës, mori në shqyrtimin 193 kandidatë në total, 67 prej të cilëve ishin kualifikuar nga Avokati i Popullit dhe kishin marrë rekomandime pozitive nga Operacioni Ndërkombëtar Monitorues.

Megjithëse komisioni diskutoi disa kandidatë për t’i kaluar nga lista e të pakualifikuarve në atë të të kualifikuarve – kjo bëhet e mundur me shumicë votash nga anëtarët në komision – vetëm një kandidat mori 4 nga 6 vota.

Dy nga deputetët e komisionit, një nga PD dhe një nga LSI kritikuan punën e Avokatit të Popullit dhe ONM-së. Deputeti i PD Flamur Noka deklaroi:

“U pa që Avokati i Popullit kishte zbatuar dy standarde. Kishte dy persona që ishin në konflikt interesi të pastër dhe ONM i kishte kualifikuar dhe kishte disa të tjerë në të njëjtat kushte dhe ishin skualifikuar. Ajo listë ishte tërësisht politike.”

Dy komisionet e radhës që pritet të nisin punë së shpejti, do të zgjedhin anëtarët finalë të tre institucioneve, që më pas do të votohen nga parlamenti në bllok.

Nëse të gjitha afatet kushtetuese respektohen, institucionet e vetingut duhet të jenë funksionale përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>