Rexhep Selimi del sot para gjykatës speciale në Hagë

Nga Exit News
Rexhep Selimi del sot para gjykatës speciale në Hagë

Kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi do të dalë sot, 11 nëntor, në orën 11:00 për herë të para para gjykatës speciale të Hagës, për tu njohur me aktakuzën ndaj tij.

Aktakuza kundër Selimit u konfirmua në 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit Specialist (SPO) më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në mjediset e paraburgimit të KSC në Hagë.

Seanca dëgjimore do të jenë publike, do të transmetohet në internet dhe mund ta ndiqni këtu.

Më parë janë zhvilluar dhe seancat për Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Prokuroria i akuzon ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga marsi 1998 deri në shtator 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Të tre ish-udhëheqësit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tyre.

Krasniqi, Thaçi, Selimi e Veseli, ish-udhëheqës të UÇK-së, kanë mbajtur pozicione të larta politike në vitet pas luftës me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>